Kryetarja e Kuvendit, njëherësh U.D. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për ditën e premte një takim me kryetarët e subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re. Mbledhja do të nisë në orën dhe synon përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar më 6 gusht.
Në rend dite të seancës konstituive parashihen formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
“Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës” , thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës. Sipas procedurave parlamentare, mbledhjen përgatitore e thërret kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive drejtohet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri.
