Cfarë do të ndodhë në qiell sonte

0%

Shpërndaje në: Një shi meteorësh i dyfishtë do të ndodhë këtë javë, megjithëse mund të jetë e vështirë të shihet qartë. Meteorët e quajtur “Alpha Capricornids” janë aktivë nga fillimi i korrikut deri nga mesi i gushtit, ndërsa meteorët “Delta Aquariids” nga mesi i korrikut deri mesin e gushtit, po që të dy priten të arrijnë kulmin të enjten.

Një tjetër shi meteorësh, i quajtur “Perseids”, po ashtu do të jetë aktiv këtë javë. Sipas Asociacionit amerikan për Meteor, hëna e plotë e korrikut e shfaqur të mërkurën mund të ketë ndikim në shirat meteorikë të një nate më pas pasi ndriçimi i saj mund ta zvogëlojë dukshmërinë e meteorëve.

Meqë dukshmëria e dy shirave meteorikë mund të jetë e vogël sonte, fenomeni i ardhshëm i meteorëve që ndodh në gusht pritet të prodhojë shfaqje spektakolare në qiell.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha