Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë përdorur armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës . Policia ka sekuestruar një revole me mulli, dy pistoleta, njëra prej tyre me gaz, si dhe gjashtë fishekë. Pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet.
Burimi:
Bota Sot
