Malisheva do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit, teksa përballet me Hibernian në takimin e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës Ndeshja do të luhet në stadiumin “Easter Road” në Edinburg, me fillim nga ora sipas orës lokale.
Skuadra kosovare udhëton drejt Skocisë me një epërsi të konsiderueshme prej 2-0 nga ndeshja e parë, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në atë përballje, Malisheva zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke mposhtur ekipin skocez falë golave të Kreshnik Ukës dhe Valmir Nafiut.
Rezultati i ndeshjes së parë i jep ekipit të drejtuar nga trajneri Thomas Brdaric një mundësi reale për të shkruar histori, pasi një kualifikim eventual do ta dërgonte klubin për herë të parë në raundin e tretë kualifikues të Ligë së Konferencës Megjithatë, përballja në “Easter Road” pritet të jetë mjaft e vështirë, pasi Hibernian do të kërkojë të përmbysë disavantazhin para tifozëve të vet, ndërsa Malisheva synon të ruajë epërsinë dhe të vazhdojë ëndrrën evropiane.
Një kualifikim i Malishevës do të ishte një tjetër sukses i rëndësishëm për futbollin e Kosovës në garat evropiane dhe një dëshmi e progresit të klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare.
