Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Justin Trudeau dhe Katy Perry janë fotografuar duke kaluar momente romantike gjatë një shëtitjeje me jaht në jug të Francës. Në fotografitë e publikuara nga Page Six , ish-kryeministri kanadez shihet duke i vendosur krem mbrojtës kundër diellit këngëtares, ndërsa çifti shijon rrezet e diellit në shoqërinë e disa miqve.
Më vonë, ata realizuan edhe disa fotografi bashkë të buzëqeshur në jaht. Perry, 41 vjeçe, kishte veshur një fustan të kaltër, syze dielli dhe vathë të mëdhenj, ndërsa Trudeau, 54 vjeç, ishte i veshur në mënyrë sportive me këmishë të gjelbër, pantallona ngjyrë bezhë dhe sandale.
Ata po shijojnë pushimet menjëherë pasi këngëtarja përfundoi turneun “Euro Summer Festival” në Zvicër, e pak para se të nisë festivali “Sunny Hill” në Prishtinë, i shqiptares me famë botërore, Dua Lipa, ku Perry do të performojë. Burime për Page Six kishin zbuluar më herët se ajo planifikonte një arratisje me jaht së bashku me partnerin e saj.
“Mes koncerteve, Katy dëshironte të udhëtonte me jaht drejt disa vendeve të bukura së bashku me të dashurin e saj, e ndoshta edhe me fëmijët”, ka thënë një burim për median. Perry është nënë e vajzës pesëvjeçare Daisy, të cilën e ka me ish-të fejuarin, aktorin, Orlando Bloom. Ndërkohë, Trudeau është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij me ish-bashkëshorten Sophie Grégoire.
Edhe Showbiz 18 qer 2026 Katy Perry shpjegon se si Justin Trudeau ia ndryshoi jetën Sipas burimeve, çifti është në lidhje prej rreth një viti dhe vazhdon të jetë shumë i afërt. Një burim ka zbuluar se shkëndijat mes tyre lindën që në takimin e parë në Montreal, në muajin korrik të vitit 2025.
“Katy përfundoi në shtëpinë e Justinit pas takimit të tyre të parë dhe që nga ajo ditë kanë qenë pothuajse të pandashëm. Ajo nuk e priste të dashurohej kaq shpejt, por Justin ka gjithçka që ajo kërkon te një partner. Ai ka sens të shkëlqyer humori, është simpatik, një zotëri i vërtetë dhe pikërisht njeriu që ajo dëshironte”, ka thënë burimi.
