16-vjeçari i kërkuar për dhunë në familje arrestohet në Prishtinë –

0%

Një i mitur i kërkuar me urdhër-arrest aktiv për veprën penale “Dhunë në familje” është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për M. D. (16-vjeç) .

Sipas burimeve, rreth orës , njësia policore e ka lokalizuar të miturin në rrugën “Qamile Jaka” në Prishtinë dhe e ka shoqëruar në Stacionin Policor “Qendra”, ku është konstatuar se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër-arrest.

Pas konsultimit me Prokuroren kujdestare për të mitur, është urdhëruar që ai të ndalohet deri më 30 korrik, ndërsa më pas të dërgohet në Prokurori për t’u intervistuar nga prokurori i çështjes. Rasti lidhet me veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen sipas dispozitave ligjore që zbatohen për të miturit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com