Kërkoi ndarjen e shtëpisë, tentoi ta kapte nënën për fyti – pejani

0%

Një mosmarrëveshje familjare në Pejë ka eskaluar në një rast të dyshuar të dhunës në familje, ku një 37-vjeçar dyshohet se tentoi ta kapte nënën e tij për fyti pas një debati për ndarjen e pronës. Sinjali mëson se i dyshuari është E.K (37-vjeç) , ndërsa viktimë është Gj.H (75-vjeçe) .

Sipas burimeve, Policia ka ndërhyrë në një banesë në rrugën “Mbreti Bardhyl”, pasi ishte raportuar për dhunë në familje. Nëna e të dyshuarit u ka deklaruar zyrtarëve policorë se prej kohësh është përballur me dhunë psikike të vazhdueshme nga djali i saj, i cili, sipas saj, përdor substanca narkotike dhe alkool.

Ajo ka deklaruar se gjatë ditës i dyshuari kishte biseduar me disa avokatë dhe më pas i kishte kërkuar ndarjen e pjesës së tij të shtëpisë. Pasi ajo i kishte thënë se shtëpia ishte e tij dhe nuk kishte nevojë për ndarje, ai dyshohet se ka tentuar ta kapë për fyti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, e cila, në koordinim me Policinë, ka bërë që gruaja të strehohet në një shtëpi të sigurt. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, por me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com