Një raportim për të shtëna me armë zjarri në fshatin Korenicë të Gjakovës ka çuar në një aksion të Policisë së Kosovës, ku gjatë bastisjes u gjetën armë dhe municion, ndërsa dy vëllezër përfunduan në ndalim. Sinjali mëson se të përfshirë në rast janë Zef Mala (47-vjeç) , Manuel Mala (24-vjeç) dhe Marsel Mala (21-vjeç) .
Sipas burimeve, ngjarja është raportuar mbrëmjen e 29 korrikut, rreth orës , pasi banorët kishin njoftuar Policinë për disa të shtëna me armë në fshatin Korenicë.
Njësitë policore, së bashku me hetuesit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarve, ku kanë sekuestruar: një pushkë automatike AK-47; një pistoletë të tipit Colt, kalibër 7.65 mm; një predhë; një gëzhojë të kalibrit 7.62×39 mm.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, Manuel Mala dhe Marsel Mala janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Zef Mala është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
