Një rast i zhdukjes së një 30-vjeçari është raportuar në Policinë e Kosovës, pasi ai u largua nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Sinjali mëson se personi i zhdukur është Sh. Rexhepi rreth 30-vjeç nga fshati Dardani i Ferizajt. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e tij, F.
M., e cila ka deklaruar se djali i saj është larguar nga shtëpia mbrëmjen e 29 korrikut, rreth orës , dhe që atëherë familja nuk ka arritur të ketë asnjë kontakt me të. Sipas deklarimit të saj, Sh. Rexhepi është person me aftësi të kufizuara mendore dhe vuan gjithashtu nga epilepsia, çka e bën rastin edhe më shqetësues.
Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi rajonal, i cili ka rekomanduar hapjen e rastit dhe referimin e tij për procedura hetimore. Policia ka nisur veprimet për lokalizimin e 30-vjeçarit, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e Shpejtim Rexhepit ftohet të njoftojë menjëherë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose stacionin më të afërt policor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
