Ekskluzive | Arrestohet 31-vjeçari në Prishtinë – Policia i gjen

0%

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e një 31-vjeçari, pasi gjatë kontrollit iu gjetën substancë e dyshuar narkotike dhe dy armë të ftohta. Sinjali mëson se i arrestuari është Fitim Ramadani (31-vjeç).

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut, rreth orës , në rrugën “Llapi” në Prishtinë, ku njësitë policore ndaluan të dyshuarin për kontroll. Gjatë kontrollit, policët i gjetën një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike, si dhe dy thika, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili urdhëroi inicimin e procedurës penale për veprat “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtje në posedim të paautorizuar të narkotikëve”. Me vendim të Prokurorit, Fitim Ramadani është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com