Gjendet pa shenja jete 73-vjeçari në banesën e tij në Mitrovicë –

0%

Një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Sinjali mëson se viktima është Agim Zeka (73-vjeç) . Sipas burimeve, rasti është raportuar pasditen e 29 korrikut, rreth orës , për një person që dyshohej se kishte vdekur në banesën e tij në rrugën “8 Maji”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e 73-vjeçarit. Më pas, në vendngjarje kanë kryer veprimet hetimore edhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. Autoritetet pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com