Qytetari në Rahovec has në mbetje mortore, dyshohet se i nxorrën në

0%

Shpërndaje në: Një person në Rahovec ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi derisa po ecte në një fushë të hapur, ka hasur në disa mbetje mortore. Dyshohet se ajo të njeriut dhe kanë dalë në sipërfaqe nga vërshimet që së fundmi përfshinë këtë komunë.

“Ankuesi ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë të hapur ka vërejtur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti po hetohet.

Burimi: Koha