Ekskluzive | Sherri për borxhin në Gjakovë eskalon me armë –

0%

Një mosmarrëveshje për një borxh ka përfunduar me kërcënime me armë dhe arrestim në fshatin Bec të Gjakovës. Sinjali mëson se i arrestuari është Tush Mulaj (53-vjeç) , ndërsa viktimë e rastit është Astrit Gjetaj (35-vjeç) . Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut, rreth orës , pasi dy palët kishin lënë takim për të diskutuar lidhur me një borxh.

Gjatë takimit, debati verbal ka eskaluar, ndërsa Tush Mulaj dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë të tipit “SIG Sauer” dhe e ka kanosur Astrit Gjetajn. Në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, një dëshmitar ka ndërhyrë për t’i ndarë, por i dyshuari dyshohet se e ka goditur me grusht viktimën, pa i shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka sekuestruar armën e përdorur në incident, një SIG Sauer, së bashku me 5 fishekë të kalibrit 9×17 mm. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Tush Mulajt është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Sulmi”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com