Taipi largohet nga Prishtina

0%

Futbollisti Gjelbrim Taip është larguar nga klubi i Prishtinës. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtarë të klubit me renome. “Pas një sezoni me fanellën bardhekaltër, Gjelbrim Taipi dhe FC Prishtina kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Taipi iu bashkua bardhekaltërve në prag të sezonit 2025/26 dhe gjatë një viti me fanellën e Prishtinës regjistroi 33 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 2 gola dhe 2 asistime. Mesfushori ishte pjesë e skuadrës edhe në arenën ndërkombëtare, ku zhvilloi tri ndeshje në garat evropiane, në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League. Prishtina e falënderon Gjelbrim Taipin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në klub, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive” , ka njoftuar FC Prishtina..

Burimi: Bota Sot