Fulhami ofron 60 milionë euro për Gonzalo Garcian

0%

Fulhami është gati të bëjë një ofertë prej 60 milionë eurosh për sulmuesin e ri të Real Madridit, Gonzalo García, i cili po konsiderohet një nga talentet më premtues të klubit. Sipas raportimeve të AS, dëshira e Real Madridit nuk është ta shesë plotësisht kartonin e lojtarit.

Klubi madrilen preferon të shesë 50 për qind të të drejtave të Garcías për 30 milionë euro, në mënyrë që të ruajë kontroll mbi të ardhmen e tij. Bisedimet mes palëve janë ende në zhvillim, ndërsa fokusi kryesor mbetet gjetja e formulës së duhur për finalizimin e marrëveshjes.

Burimi: Bota Sot