Dukagjini buzë eliminimit nga Liga e Konferencës

0%

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Luganos, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. Pas 45 minutave të parë, rezultati është 1:3 për ekipin zviceran. Behrens me dy gola dhe Dos Santos me një ishin realizatorët për mysafirët. Ndërkohë, për ekipin nga Klina shënoi Maliqi. Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Zvicër, Lugano shënoi fitore minimale 1:0.

Burimi: Bota Sot