Eberl: Jemi të kënaqur

0%

Pavarësisht se ka ende shumë kohë deri në fund të afatit, Bayern Munich ka mbyllur merkaton e tij për këtë verë, duke u mjaftuar vetëm me nënshkrimet e Ismaïl Saibari, Nathaniel Brown dhe Bara Saboko Ndiaye. Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, konfirmoi vendimin për mbylljen e merkatos dhe u shpreh i kënaqur me skuadrën që kanë në dispozicion.

Po ashtu përjashtoi edhe mundësinë e largimit të Alphonso Davies. “Buzëqeshja sa herë që lexoja thashethemet e merkatos këtë verë. Ne i përfunduam marrëveshjet për Nathaniel Brown dhe Ismael Sibari shumë shpejt, dhe mendova se ishte e qartë se i kishim përfunduar nënshkrimet tona. Nuk mund të rrija pa buzëqeshur me emrat që lidheshin me ne, pasi këto thashetheme janë 0% të vërteta.

Mund të konfirmoj se një largim për Alphonso Davies është përjashtuar. Konrad Laimer dhe Josip Stanisic kanë mbuluar pozicionin e mbrojtësit të majtë kur është e nevojshme, dhe me Luis Diaz, Arijon Ibrahimoviq, Nathaniel Brown dhe Davies, kemi mjaftueshëm mundësi në anën e majtë”, tha Eberl.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot