Aksidentet me fatalitet në rritje – 58 viktima në rrugët e Kosovës

0%

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për aksidentet me fatalitet në komunikacion për periudhën janar – korrik 2026, duke bërë të ditur se 58 persona kanë humbur jetën në rrugët e vendit. Sipas të dhënave të publikuara, në mesin e viktimave janë 30 shoferë, 14 pasagjerë dhe 14 këmbësorë.

Po ashtu, Policia njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 19 vetëaksidente, ku asnjë automjet tjetër nuk ka qenë i përfshirë. “Kjo nuk është statistikë. Këto janë jetë të shuara!”, thuhet në mesazhin sensibilizues të Policisë. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se “Rruga nuk është pistë garash. Rruga nuk fal.”

Në fushatën sensibilizuese, Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve të mos e mbivlerësojnë aftësinë e tyre në vozitje, këmbësorëve të kenë kujdes gjatë kalimit të rrugës dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, të ulin shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Një sekondë vlen sa jeta”, është mesazhi përmbyllës i Policisë së Kosovës.

Burimi: Telegrafi