Infantino merr përkrahjen e parë nga Evropa

0%

Shpërndaje në: Presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë ka përkrahur në mënyrë sensacionale planin e Gianni Infantinos për të shitur aksione të Kupës së Botës. Plani i FIFA-s po kundërshtohet fuqishëm nga UEFA, por David Trunda i federatës çeke ka ofruar përkrahjen e tij për projektin. Nëse aprovohet plani, FIFA do të shesë aksione të investitorë privatë për miliarda euro.

“Mund të shoh përfitime për futbollin çek duke bashkëpunuar me Gianni Infantinon dhe ekipin e tij. Natyrisht, na duhen më shumë detaje, por qëndrimi im personal është se mund të ketë ndikim pozitiv nga planet e FIFA-s”, ka thënë Trunda. Presidenti i FIFA-s ka premtuar të hyra të mëdha për federatat nacionale, nëse plani kalon. Dhe pikërisht federatat nacionale marrin vendimin e fundit.

Burimi: Koha