16-vjeçari amerikan merr burgim të përjetshëm për sulmin me armë në

0%

Një adoleshent amerikan, i cili vrau katër persona me armë zjarri në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhias, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht. Colt Gray, 16 vjeç, e pranoi fajësinë për sulmin e kryer në shtator të vitit 2024 në shkollën e mesme Apalachee High School në qytetin Winder. Në kohën e sulmit, ai ishte vetëm 14 vjeç, shkruan Le Monde me AFP .

Nga të shtënat mbetën të vrarë dy nxënës 14-vjeçarë dhe dy mësues, ndërsa nëntë persona të tjerë u plagosën. Gray u gjykua si i rritur, ndërsa gjykata vendosi që dënimin ta vuajë pa të drejtë lirimi me kusht, transmeton Sinjali. Gjatë shpalljes së dënimit, gjyqtari Nicholas Primm tha se sulmi nuk ishte motivuar nga urrejtja ndaj viktimave, por nga dëshira e të riut për të fituar famë.

“Prindërit e tu dështuan ndaj teje, por kjo nuk të shfajëson për zgjedhjet që ke bërë”, deklaroi gjyqtari gjatë seancës. Në një proces të veçantë, edhe babai i tij, Colin Gray, u shpall fajtor për akuza të lidhura me rastin. Ai ishte personi që i kishte blerë djalit pushkën e tipit AR-15, e përdorur në sulm, si dhuratë për Krishtlindjet e vitit 2023.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas prokurorisë, babai ishte në dijeni për kërcënime të mëhershme të të birit lidhur me një sulm në shkollë, duke e bërë këtë një nga rastet e rralla në SHBA ku një prind përballet me përgjegjësi penale për veprimet e fëmijës së tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com