Serie A ka një problem

0%

Serie A ka një problem serioz me menaxhimin e skuadrave pasi me rikthimin e lojtarëve nga huazimet skuadrat kanë një organikë “XXL”. Sipas llogaritjeve të bëra nga mediet italiane sportive janë plot 140 lojtarë, të cilët janë të “tepërt” në ekipet respektive. Në këtë listë nuk bëjnë pjesë lojtarët italianë të lindur në 2005 e këtej. Como është skuadra që ka një skuadër të plotë “tepër”.

Fabregas në këtë fazë përgatitore ka një problem të madh pasi janë plot 11 lojtarë, të cilët duhet që të gjejnë një ekip të ri. Ndërsa “rekordin” e mban Sassuolo me plot 16 lojtarë, të cilët nuk janë në planet afatgjata të klubit. Sa i përket skuadrave të mëdha Interi ka katër lojtarë, të cilët janë rikthyer nga huazimet, por tashmë u duhet që të gjejnë një ekip të ri.

Mes tyre është edhe Kristian Asllani. Sa i përket Juventusit, klubi torinez ka plot 6 lojtarë “të tepërt” ndërsa Milan është më i qetë më tre të tillë. Në këtë drejtim gjatë verës do kenë punë drejtuesit e Napoli-t pasi momentalisht klubi në fjalë ka të grumbulluar plot 39 lojtarë. Prej tyre mendohet se plot 14 janë “të tepërt ”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot