Aktori i njohur, Eric Roberts, ka konfirmuar se nuk ishte i pranishëm në dasmën e vajzës së tij, aktores Emma Roberts, me Cody John. Ceremonia intime u zhvillua gjatë fundjavës në Idaho, ku morën pjesë shumë figura të njohura mes tyre edhe aktorja Julia Roberts, tezja e Emmës. Mungesa e Eric në këtë ditë të rëndësishme të së bijës tërhoqi vëmendjen e publikut.
Në një deklaratë për mediat, aktori tha se e do vajzën e tij dhe se e mbështet plotësisht për zgjedhjet e saj në jetë. Emma nuk ka reaguar ende publikisht për mungesën e të atit, por dihet se marrëdhënia mes tyre ka qenë prej vitesh e komplikuar. Edhe pse Eric ka thënë më herët se nuk janë më në konflikt, ai ka pranuar se raporti i tyre mbetet i vështirë për t’u kuptuar nga jashtë.
Në dasmë, Emma u shoqërua drejt altarit nga djali i saj pesëvjeçar, Rhodes Robert Hedlund. Emma kur ka qenë e vogël Aktorja dhe Cody John u fejuan në korrik të vitit 2024, pas rreth dy vitesh lidhje. Emma, e njohur për rolet e saj në serialin “American Horror Story”, vazhdon ndërkohë angazhimet profesionale, përfshirë xhirimet për sezonin e 13-të të serialit.
