Klubi me renome të basketbollit Bashkimi synon të jetë sa më i kompletuar për edicionin e ri. Klubi nga Prizreni është përforcuar me basketbollistin me përvojë, Jajuan Johnson. “KB Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Jajuan Johnson, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin 2026/27.
Johnson sjell një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur në NBA, EuroLeague, EuroCup, Basketball Champions League, si dhe në kampionate elitare në Itali, Turqi, Gjermani, Francë, Izrael, Rusi, Kinë dhe Kuvajt.
Gjatë karrierës së tij ai ka veshur fanellat e klubeve të njohura si Boston Celtics, Beşiktaş, Darüşşafaka, Bayern Munich, Türk Telekom, Gravelines, Happy Casa Brindisi dhe së fundmi Kazma SC. Me përvojën, cilësinë dhe lidershipin e tij, Johnson pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për ekipin tonë në sfidat e sezonit të ri”, ka njoftuar KB Bashkimi.
