“Rame Lahaj & Friends” me muzikën e mesazheve të paqes

0%

Nga: Shaban Maxharraj Shpërndaje në: Maratona e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj” me koncerte dhe jo vetëm, si përherë kulmon me gala-mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends” i cili sheshin kryesor të Prishtinës e shndërron në skenë madhore të operës.

Rame Lahajt i janë bashkuar sopranonoja Vanessa Goikoetxea, mexosoprano Štěpánka Pučálková dhe bass-baritoni Luca Pisaroni e shumë të tjerë, në koncertin i cili i këndon paqes në frymën e motos së këtij edicioni “Play Music, Not War” Mbrëmja përmbyllëse e edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të operës “Rame Lahaj”, sikurse në vitet paraprake mbledh miq të tenorit nga Kosova.

Emra të njohur si Rame Lahaj, sopranonoja Vanessa Goikoetxea, mexosoprano Štěpánka Pučálková dhe bass-baritoni Luca Pisaroni në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të interpretojnë në mbrëmjen gala që është mbrëmja kulmore e RLIOF-it të gjashtë me moton “Play Music, Not War”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një konferencë të përbashkët për media, të martën një ditë para koncertit, interpretuesit dhe dirigjenti Giuseppe Finzi, kanë treguar se mbrëmja pritet të jetë një spektakël më vete në ambient të hapur. Me instrumentistët e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, ky grup artistësh me nam ndërkombëtar do të dërgojë edhe mesazhe paqeje, sikurse është edhe motoja.

“Motoja ka ardhur shumë thjesht sepse vitet e fundit me gjithë luftën në Ukrainë e me luftën në Palestinë, e me gjithë luftërat që po ndodhin realisht këto vitet e fundit, sidomos, njerëzit e pushtetit duke filluar prej Trumpit, pa dashur të kalojmë në politikë, por ajo që ne shohim përditë në telefonat tonë ose nëpër televizione t’i e sheh që jemi në një pikë frustrimi ku njerëzit dalin e flasin në emër të kombit, në emër të shtetit, me frustrimin më të madh për forcën, për luftën, për potencën e madhe që mund ta kenë për shtetin që kanë, si shtet prej nga vijnë”, ka thënë tenori Lahaj, njëherësh themelues i fondacionit “Rame Lahaj” që edhe e organizon festivalin.

Sipas tij, ajo çfarë është shumë e rëndësishme për Fondacionin në këtë rast në kuadër të festivalit dhe jo vetëm, është kënga shqipe. “Unë jam rritur me këngën shqipe. Pastaj, për fat të mirë, kam kënduar në disa gjuhë të ndryshme, për fatin profesional, po unë jam rritur në kuzhinë me nënën duke dëgjuar këngët e Nexhmijes ose Vaçe Zelës ose plot yjeve të tjera shqiptare.

Kështu që unë kur kam dalë të shkoj në prova, kam pasur në kufje ose në dëgjueset e mia, këngën shqipe. Kështu që, kemi punuar shumë me ekipin edhe sigurisht bashkë me institucionet për ta zgjeruar platformën e sidomos me mbrëmjen e Nexhmijes”, ka thënë ai.

Edhe Kulturë 23 kor 2026 “Cosimo and the Hot Coals” në zhvendosje me jazz dhe një episod arbëresh Blerta Ristani, drejtoreshë artistike e Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar ka thënë se pjesëmarrja për herë të dytë në festival ka domethënien e vet.

“Fakti që është viti i dytë që marrim pjesë në këtë festival dëshmon në fakt seriozitetin e dyanshëm, sepse për ne, për orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar ndoshta kjo mbyllje e sezonit dhe vazhdimi i punës me këtë projekt pritet me një kënaqësi shumë të madhe dhe orkestra jonë, pavarësisht se është e profilit simfonik, po kjo me këtë aktivitet i duket si një rilindje në fund të sezonit edhe të gjithë instrumentistët janë shumë entuziastë dhe e presin e kanë dëshirë shumë të madhe të marrin pjesë në këtë aktivitet”, ka thënë ajo.

Për dirigjentin Giuseppe Finzi muzika në vend të luftës është një mesazh i fortë. Ka folur edhe për faktin se Kosova s’ka teatër të operës. “Është gjithmonë kënaqësi të sjellësh muzikë kudo, të sjellësh shfaqje operistike, zëra të rinj, orkestra, në vend të luftës, siç është edhe motoja e festivalit.

Kosova është një vend i ri, i cili ende nuk ka shtëpi të operës, prandaj do të ishte mirë të realizohej shfaqja në vendin e operës. Por nganjëherë është koha e përkryer për koncerte dhe projekte të tilla”, ka thënë mjeshtri italian i dirigjimit. Ka treguar të ketë dëgjuar se në të kaluarën ka pasur numër jashtëzakonisht të madh të njerëzve që i kanë ndjekur këto mbrëmje.

“Thjesht ka qenë kënaqësi të punosh me muzikantë dhe njerëz kaq të mrekullueshëm, sepse më duhet të them se po argëtohemi shumë”, ka thënë ai. Sopranoja Vanessa Goikoetxea ka folur për njohjen me Rame Lahajn e perceptimin e saj për Kosovën dhe traditën e festivalit.

Edhe Kulturë 1 gus 2025 Anita Rachvelishvili nga thellësitë e zërit nxjerr dhimbje e dashuri “Kam njoftuar Rame Lahajn shumë vjet më parë dhe pastaj jeta na ritakoi vitin e kaluar dhe ai më tregoi për fondacionin e tij. Mënyra se si po punonte për këtë fondacion, zjarri në sytë e tij teksa tregonte për të gjithë njerëzit që punojnë në fondacion, ishte shumë inspiruese.

Sepse më tregoi që në Kosovë nuk kemi ende shtëpi të operës, nuk kemi traditën e muzikës lirike, dhe kur më pyeti nëse dëshiroja të vija për të interpretuar këtu, pranova menjëherë”, ka rrëfyer ajo. I ka bërë njëfarë përshkrimi të shpejtë vendit që po i bën nikoqirllëk.

“Nuk kam qenë asnjëherë më parë në Kosovë andaj nuk mund të them shumë gjëra rreth vendit, sepse vetëm dje kam mbërritur këtu, por nga ajo që kam parë jam impresionuar sepse mendoj se është vend shumë modern dhe në rrugë për t’u zhvilluar dhe më shumë.

Fakti që jam këtu me këta kolegë të cilët nuk i kam takuar më herët, përveç Rames, por është kënaqësi të jesh këtu për të shpërndarë muzikë. Për mua muzika do të thotë të shpërndash dashuri, prandaj përshtatet goxha me moton e festivalit”, ka thënë ajo.

Kurse mexosopranoja Štěpánka Pučálková është shprehur e habitur se si imazhet tregojnë interesim shumë të madh për muzikën klasike në Kosovë, një vend ku mungon edhe një sallë koncertesh. “Më duhet të them që jam e lumtur që jam këtu. Faleminderit Rame që më ke ftuar! Është hera ime e parë që vij në Kosovë.

Sikurse tregoi Vanessa, kur Rame Lahaj më ftoi të marr pjesë në koncert më shpjegoi se si po zhvillohet festivali, që nuk keni shtëpi opere dhe gjëra të tilla, unë menjëherë mendova se vendi im, Çekia, ne kemi tri shtëpi të operës”, ka thënë ajo derisa ka folur shkurt për traditën e çekëve në muzikë klasike.

“Prandaj, derisa Rame më thoshte: ‘Shiko këtu nuk kemi as Shtëpi të Operës’, u habita shumë nga kjo gjë, ‘si mund të jetë e vërtetë, është diçka absurde’.

Ideja ime e parë ishte se duhej të kuptoja si është e mundur një gjë e tillë dhe kur pashë fotografitë e sheshit ku mbahet festivali dhe pashë sa shumë njerëz janë të pranishëm aty dhe sa njerëz janë të interesuar për të dëgjuar muzikë klasike dhe operistike, u befasova për të mirë”, ka thënë ajo.

Kurse bass-baritoni Luca Pisaroni ka thënë se ideja që të marrë pjesë në mbrëmje për të performuar një repertor të cilin nuk e ka dëgjuar asnjëherë më parë ishte shumë emocionuese.

Edhe Kulturë 6 kor 2026 “Minatori” me himne ndër breza për një dialog rocku në skenën e operës “Shpresoj që kur ta realizojmë koncertin, të ketë në publik një fëmijë, ndoshta të moshës 10-vjeçare, i cili më dëgjon duke kënduar dhe në atë moment vendos t’ia dedikojë jetën muzikës që unë bëj”, ka thënë ai.

Prej fillimit të korrikut edicioni i gjashtë i Festivalit ka sjellë emra të njohur të skenës vendore e ndërkombëtare. Me mbrëmje që shkojnë përtej Prishtinës, fondacioni “Rame Lahaj” ka ofruar koncerte të muzikës klasike për publik të qyteteve të ndryshme. Sopranoja nga Kosova Elbenita Kajtazi qe prej zërave që i kanë dhënë Prishtinës tjetër frymë.

E tradicionalisht mbrëmja gala i vë pikën çdo edicioni. Vazhdimisht rreth 2 mijë veta bashkohen para skenës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Burimi: Koha