Drita kualifikohet pas 120 minutave

0%

Drita është kualifikuar me shumë mund në rrethin e tretë të Conference League, pasi mposhti Florianën e Maltës me rezultat 2:1 pas vazhdimeve. Koha e rregullt përfundoi 1:1, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime, pasi edhe takimi i parë ishte mbyllur me të njëjtin rezultat. Floriana kaloi e para në epërsi me golin e Paul Mbong në minutën e 39-të.

Kur dukej se Drita po eliminohej, Jorgo Pëllumbi barazoi rezultatin në minutën e 88-të, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Vetëm një minutë pas fillimit të shtesës së parë, në minutën e 91-të, Kauan realizoi autogol, duke i dhënë Dritës fitoren 2:1 dhe kualifikimin në rrethin e tretë të Conference League.

Burimi: Bota Sot