Shpërndaje në: Kurrikula e arsimit e miratuar në vitin 2016 nuk u përgjigjet më zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe duhet t’i nënshtrohet rishikimit, ka vlerësuar njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj. Sipas tij, përveç përditësimit të përmbajtjes, duhet të analizohet edhe niveli i zbatimit të saj gjatë një dekade.
Rexhaj ka theksuar se ndryshimet e mëdha teknologjike, sidomos vitet e fundit, e bëjnë të domosdoshëm rishikimin e kurrikulës. “Kjo kurrikulë është e 2016-shit por realisht është e 2011-shit. Në 2016-shin janë bërë disa përmirësime dhe thuhet se atëherë është miratuar, por ajo është e mëhershme.
Kjo kurrikulë në shekullin e mesëm për tu dyfishuar dija njerëzore është dashtë të kalojnë 100 vjet, pra nëse kanë qenë 1000 libra në botë është dashur 100 vjet për t’u shkruar 2000 libra. Sot ajo kohë është 3 deri në 5 vjet. Tash është diku 2-3 vjet.
Kur dyfishohet krejt dija botërore çdo 2-3 vjet atëherë njeriu mund ta shohë se kjo kurrikulë e 2016 që në të vërtetë është edhe më herët, është e skaduar”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së. Kurrikula Bërthamë e Arsimit në Kosovë vazhdon të mbetet e pandryshuar, pavarësisht transformimeve të mëdha që kanë ndodhur në kontekstin shoqëror e teknologjik përgjatë 10 vjetëve të fundit.
Ajo është në fuqi që nga gushti i 2016-s, dhe nxënësit mësojnë duke u bazuar në të. Shumë shtete të botës kanë integruar edhe komponentin e inteligjencës artificiale. Nevoja për ndryshime në këtë kurrikulë është diskutuar këtë vit, kur janë bërë 10 vjet nga rishikimi i saj.
Në janar të këtij viti, ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka formuar një komision për rishikimin e kurrikulave lëndore. Edhe Arbëri 12 qer 2026 Nxënësit e epokës së AI-së mësojnë me kurrikulën e para një dekade
