Protesta hyn në ditën e 59-të, qytetarët sërish para Kryeministrisë

0%

Protesta qytetare në Shqipëri ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 59-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në orën , prej nga kanë marshuar drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com