Zërat e fundit e dërgojnë Moussa Wague tek Elbasani. Bëhet fjalë për një mbrojtës që luan në krahun e djathtë, ndërsa është pa ekip pasi e mbylli me Panserraikos në Greqi. 27-vjeçari më parë ka luajtur me Senegalin dhe golin e vetëm e shënonte në Botërorin 2018. Asokohe u spikat nga Barcelona, që e afroi në ekipin B duke e blerë për 5 milionë euro nga Eupen në Belgjikë.
Pas debutimit me Barcelonën, karriera e tij kishte rënie. Dëmtimet e shumta ishin problemi më i madh për Wague. Në edicionin e kaluar nuk i kaloi 400 minuta në total, ndërsa regjistroi tetë paraqitje. Ekipi i tij, Paserraikos, po ashtu ra nga kategoria. Për Elbasanin është basti i madh. Verdheblutë presin të përfitojnë më të mirën nga shërbimet e mbrojtësit të djathtë.
