Komandanti i KFOR-it pret homologun nga NATO, në fokus situata e

0%

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur të hënën në Kampin Novo Sellë komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), admiralin George M. Wikoff.

Gjatë vizitës në Kosovë, admirali Wikoff është informuar për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe për angazhimet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Ai gjithashtu ka zhvilluar takime me pjesëtarë të misionit të KFOR-it, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş e ka shoqëruar në një fluturim vëzhgues me helikopter përgjatë vijës kufitare administrative (ABL). Gjatë këtij fluturimi, komandanti i KFOR-it i ka prezantuar admiralit Wikoff aktivitetet e patrullimit dhe praninë e trupave të KFOR-it përgjatë kësaj zone.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com