Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asetet e ngrira iraniane do të pengohet të kalojë tranzit nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Ky paralajmërim vjen pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili javën e kaluar, përmes një postimi në platformën Truth Social, tha se çdo dëm i shkaktuar ndaj anijeve ose ngarkesave do të paguhet nga fondet iraniane që Shtetet e Bashkuara i kanë nën zotërim dhe kontroll.
Sipas një postimi në kanalin Telegram të Transmetimeve të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, komandës më të lartë ushtarake të Iranit, ka deklaruar: “U deklarojmë të gjitha kompanive dhe vendeve që mirëpresin propozimin e Trump dhe përdorin asetet e ngrira të Iranit… se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk do të lejojnë asnjë nga anijet e tyre të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.” Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë, ndërsa çdo tension në këtë zonë mund të ndikojë në tregjet globale të naftës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
