Shpërndaje në: Fituesi i Kupës së Botës në futboll me Spanjën, Rodri, e ka kryer me sukses një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në shpinë. “Mesfushori kishte shqetësime prej disa kohësh, por tashmë i është nënshtruar procedurës për të zgjidhur problemin dhe do të nisë një periudhë të shkurtër rehabilitimi.
Të gjithë në klub i urojnë shërim të shpejtë”, shkruan në njoftimin e klubit anglez. Rodri më herët ishte përballur me një lëndim të rëndë. Ai kishte lënduar ligamentet e gjurit në vitin 2024 dhe mungoi shumë gjatë. Rodri udhëhoqi Spanjën si kapiten drejt triumfit në Kupën e Botës. U shpall futbollisti më i mirë i Botërorit.
