Rrëzimi i kranit në Prishtinë, Pllana zbulon për “Bota sot” detajet e

0%

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për “Bota sot” se dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e incidentit të ndodhur në një kantier ndërtimi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Sipas Pllanës, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, deklaroi Pllana për “Bota sot”. Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim.

“Aktualisht, njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana për “Bota sot”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot