Shkëndija i hap dyert: hyrje falas për ndeshjen me Bravon sllovene

0%

Klubi i futbollit Shkëndija nga Tetova ka bërë një veprim të veçantë për ndeshjen e kthimit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës së UEFA-s kundër NK Bravo nga Sllovenia. Hyrja për tifozët në këtë përballje do të jetë falas, vendosi drejtuesit e klubit tetovar, me qëllim që skuadra të ketë sa më shumë përkrahje nga tribunat në kërkim të kualifikimit në raundin tjetër.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në orën në Arena “Todor Proeski“. Shkëndija shkon në këtë takim me një disavantazh prej 1:2 nga ndeshja e parë në Slloveni. Edhe pse tetovarët kaluan të parët në epërsi, në fund pësuan humbje dhe tani do të kërkojnë përmbysjen para tifozëve të tyre.

Klubi shpreson që stadiumi të jetë i mbushur dhe mbështetja e madhe nga tifozët të ndihmojë ekipin për të siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme të garës evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot