Tensione në OKB, SHBA-ja lëshon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

0%

Shpërndaje në: Delegacioni i Shteteve të Bashkuara është larguar nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, në shenjë proteste ndaj komenteve të bëra nga ambasadori i Francës, i cili ka krahasuar mënyrën se si Uashingtoni votoi për çështjet e të drejtave të njeriut me votimin e shteteve autoritare.

Përplasja diplomatike ka nisur javën e kaluar, kur SHBA-ja iu bashkua Koresë së Veriut dhe Rusisë duke votuar kundër zgjatjes së mandatit të Volker Turk si Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Pas votimit të së premtes, misioni i Francës në OKB ka kritikuar SHBA-në dhe e ka krahasuar atë me Korenë e Veriut dhe Rusinë.

“SHBA-ja dikur ishte një fener i të drejtave të njeriut. Tashmë nuk është më”, ka shkruar misioni francez në platformën X. Në përgjigje, ambasadori amerikan, Mike Waltz, ka akuzuar Francën se kishte votuar për një komisioner të të drejtave të njeriut që kishte “mbajtur leksione” ndaj vendeve demokratike, ndërsa “afrohej me shtypësit më të këqij të botës”, pa sqaruar se kujt i referohej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Turk ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe mënyrën se si Izraeli ka zhvilluar operacionet e tij ushtarake në Gazë. Delegacioni amerikan është larguar nga salla ndërsa ambasadori i Francës, Jerome Bonnafont, po mbante fjalën gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.

Edhe Botë 20 min. më parë Trumpi dhe Zelensky po mbajnë takim me dyer të mbyllura në Washington Ambasadori amerikan, Dan Negrea, ka thënë se delegacioni do të vazhdojë të ndërmarrë protesta të ngjashme derisa Franca “të heqë dorë nga retorika e saj përçmuese dhe mungesa e respektit”.

Përplasja rreth mandatit të dytë të Turk, i cili është miratuar me 144 vota pro, 10 kundër dhe 13 abstenime, pasqyron tensionet në rritje mes Uashingtonit dhe Kombeve të Bashkuara. Administrata e presidentit Donald Trump ka shkurtuar financimin për agjencitë e OKB-së dhe është tërhequr nga dhjetëra institucione të saj.

Burimi: Koha