Pas humbjes 4:2 ndaj Anglia në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror, përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliç, pritet të ndryshojë skemën dhe disa emra në formacion për sfidën vendimtare ndaj Panama. Sistemi me tre mbrojtës në vijën e fundit nuk funksionoi ndaj Anglisë, veçanërisht në pjesën e dytë, ndaj Daliç pritet të rikthehet te skema më e njohur 4-2-3-1.
Sipas raportimeve të mediave kroate, nga formacioni titullar mund të largohet Luka Vuahkoviq, i cili ndihet më komod në një mbrojtje me tre lojtarë. Në qendër të mbrojtjes i sigurt mbetet Josip Shutalo, ndërsa partner i tij pritet të jetë ose Marin Pongraçiq ose Duje Çaleta-Car. Në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Joahko Gvardiol, ndërsa në të djathtë Josip Stanishiq.
Në mesfushë pritet të startojnë dy veteranët, Luka Modriç dhe Mateo Kovaçiç. Edhe pse nuk janë në formën më të mirë, Daliç beson se përvoja dhe bashkëpunimi i tyre shumëvjeçar mund të bëjnë diferencën në një ndeshje me rëndësi të madhe. Në repartin ofensiv, në krahun e majtë do të jetë Ivan Perishiq, në qendër Martin Baturina, ndërsa në të djathtë pritet të luajë Petar Suçiç.
Daliç e vlerëson shumë polivalencën e Suçiçit dhe dëshiron ta ketë në formacionin bazë. Në sulm, avantazhin për momentin e ka Petar Musa, i cili la përshtypje të mirë ndaj Anglisë, ndërsa Ante Budimir pritet të nisë nga stoli.
Formacioni i mundshëm i Kroacisë (4-2-3-1): Dominik Livakoviq – Josip Stanishiq, Josip Shutalo, Marin Pongraçiq (ose Duje Çaleta-Car), Joshko Gvardiol – Mateo Kovaçiç, Luka Modriç – Petar Suçiç, Martin Baturina, Ivan Perishiq – Petar Musa.
Ndeshja ndaj Panamasë konsiderohet vendimtare për Kroacinë, e cila pas humbjes në start nuk ka më hapësirë për gabime në garën për kalimin në fazën tjetër të Botërorit.
