Lëndohen dy persona pas rënies së vinçit në një vendpunishte

0%

Shpërndaje në: Dy persona kanë pësuar lëndime pasi një kran është shembur një vinç afër rrugës A në Prishtinë. Policia me të gjitha ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje, ndërsa kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave. Nuk dihet më shumë për gjendjen e dy të lënduarve. “Dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia.

Burimi: Koha