Trumpi dhe Zelensky po mbajnë takim me dyer të mbyllura në Washington

0%

Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur të martën në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Takimi i cili ka nisur mes tyre në mesditë me kohë të Kosovës, po zhvillohet i mbyllur për media.

Mediat raportojnë se takimi pritet të jetë shumë më miqësor se ai i vitit të kaluar, gjatë të cilit Trumpi e kishte qortuar hapur Zelenskyn dhe i kishte thënë: “Ti nuk i ke letrat në dorë”.

Kohët e fundit, administrata dhe figurat me ndikim të krahut të djathtë kanë shfaqur një qëndrim të ndryshuar ndaj Ukrainës, ndërsa Trumpi dhe Zelensky zhvilluan një takim miqësor në një samit të NATO-s në fillim të këtij muaji. Administrata Trump duket se po e mbështet Ukrainën më shumë tani sesa në çdo moment tjetër të mandatit të dytë të presidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas Zelenskyt, Trumpi do të takohet edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili po qëndron po ashtu në Washington. Është raportuar se tre liderët më pas do të marrin pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë, Lindsey Graham.

Burimi: Koha