Barcola e do me çdo kusht kalimin te gjiganti anglez – tani mbetet

0%

Liverpooli ka marrë një sinjal pozitiv në përpjekjet për transferimin e Bradley Barcola, pasi sulmuesi anësor i Paris Saint-Germain e ka vendosur klubin anglez si destinacionin e tij të preferuar. Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, 23-vjeçari dëshiron kalimin në Anfield dhe e ka bërë të qartë këtë që prej muajit maj.

Megjithatë, marrëveshja nuk është afër finalizimit, pasi ende nuk është arritur akord financiar mes përfaqësuesve të lojtarit dhe Liverpoolit. Romano shton se transferimi konsiderohet një hap i natyrshëm në karrierën e Barcolas, por ai do të realizohet vetëm nëse plotësohen kushtet e duhura për të gjitha palët e përfshira.

Sot gjatë ditës mediumit The Athletic , njoftoi se PSG ka vendosur një vlerësim prej të paktën 170 milionë eurosh për sulmuesin Barcola mes interesit nga Liverpooli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

PSG i vendos çmimin 170 milionë euro yllit të skuadrës Bisedimet mes Liverpoolit dhe kampit të lojtarit pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa klubi anglez synon të gjejë gjuhën e përbashkët për kushtet personale përpara se të avancojë më tej negociatat për transferimin e francezit.

Burimi: Telegrafi