E ardhmja e Marash Kumbullës

0%

E ardhmja e Marash Kumbullës te Roma vijon të jetë e paqartë. Mbrojtësi shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xhan Piero Gasperini për sezonin e ri dhe klubi italian po shqyrton mundësinë e largimit të tij gjatë merkatos së verës. Sipas mediave italiane, Roma po punon për të riorganizuar repartin e mbrojtjes dhe Kumbulla është një nga lojtarët që mund të largohet.

Për 25-vjeçarin ka interes nga La Liga. Rajo Vajekano është një nga klubet që po ndjek situatën e tij dhe mund të bëjë një lëvizje për ta afruar. Në rast transferimi, kjo do të ishte eksperienca e tretë e Kumbullës në Spanjë, pas huazimeve te Espanjoli dhe Majorka. Ndërkohë, Roma po kërkon përforcime në mbrojtje, me drejtuesit që po vlerësojnë disa alternativa për sezonin e ri.

Për Kumbullën, prioritet mbetet gjetja e një skuadre ku mund të ketë më shumë hapësira dhe vazhdimësi, edhe pse dëshira e tij ka qenë e vazhdueshme për të qëndruar në kampionatin italian me Romën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot