Ushtari izraelit shpon gomat e makinave palestineze, godet xhamat me

0%

Një ushtar izraelit në Betlehem u filmua duke vandalizuar qëllimisht makinat e palestinezëve: duke shpuar gomat, duke shkelmuar dyert dhe pasqyrat, duke thyer xhamat e përparmë dhe duke përplasur qëllimisht armën e tij në dritare për t’i thyer ato.

Sipas korrespondentit ushtarak izraelit Doron Kadosh, sulmet ndaj automjeteve palestineze u kryen para të paktën 3 ushtarëve të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk e ndaloi atë të vandalizonte pronën palestineze, transmeton Telegrafi.

Kodosh raportoi se autoritetet ushtarake izraelite konfirmuan se incidenti ndodhi midis mbrëmjes së së shtunës dhe të dielës, por ata refuzuan të komentonin nëse do të ndërmerren ndonjë hap në përgjigje. An Israeli soldier was filmed vandalizing Palestinian cars in Bethlehem by smashing windows, slashing tires, and damaging doors and mirrors while other soldiers did not intervene.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

The Israeli military confirmed the incident but has not said whether disciplinary action will be… — Clash Report (@clashreport) July 27, 2026 Kjo nuk është hera e parë që palestinezët ankohen se ushtarët izraelitë po u dëmtojnë pronat, pa arritur të marrin përgjigje apo të ndëshkohen autorët e këtyre veprave.

Në pamjet e publikuara më poshtë shihet ushtari izraelit duke shpuar me thikë gomat e veturave të palestinezëve.

Burimi: Telegrafi