Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Senegalit është duke u përballur me telashe të shumta në Kupën e Botës. Dhe ato nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës, por jashtë saj. Senegali të martën në orën të mëngjesit luan ndaj Norvegjisë dhe do të vendoset fati i senegalezëve në këtë Kupë të Botës.
“Sportnewsafrica” ka shkruar të shtunën se lojtarët dhe stafi i trajnerëve nuk ka marrë bonuset për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe as ato të kualifikimeve për këtë Botëror. Problemet tjera janë akomodimi, pasi hotelet nuk i përmbushin kërkesat e senegalezëve, kampi stërvitor është me kushte jo të mira, njësoj si ushqimi dhe udhëtimet e skuadrës.
