Shpërndaje në: Jeremy Doku ka njoftuar se do të largohet nga kampi i Përfaqësueses së Belgjikës pasi do të bëhet baba në ditët e ardhshme. Kjo ka shkaktuar debat në Belgjikë. Doku ka thënë se asnjë baba nuk dëshiron që ta humbë këtë moment.
Gazetari i “L’Equipe”, France Pierron, ka shkruar se Kupa e Botës është mundësi që mund të vijë një herë në jetë dhe se babai është i padobishëm në momentin e lindjes së fëmijës”. Por ka hasur në kritika të shumta, pasi i është thënë se “fëmija është e gjithë jeta”.
