Bayern Munich ka konfirmuar: Michael Olise qëndron në Mynih. Dyert e mbyllura për Realin. Drejtori ekzekutiv Jan-Christian Dreesen ishte i prerë: “Pavarësisht se cili klub tenton ta joshë, kush luan për Bayernin e di se çfarë ka te Bayerni”. Ai ka kontratë deri në 2029, pa klauzolë lirimi. Sipas Sky Gjermani, nuk ka pasur as negociata, as ofertë. Asnjë negociatë.
Asnjë ofertë nga Real Madridi, pas premtimit të Florentino Pérezit ndaj Bayernit se nuk do ta ndjekë Olisen këtë verë. Presidenti Hainer i ka thënë direkt Pérezit se klubi nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për Olisen. Për më shumë, Reali ka kontaktuar Bayernin për të sqaruar se “nuk kanë pasur absolutisht asnjë kontakt me Michael Olisen”. Reali nuk ka mbetur keq aspak.
Për sezonin 26/27 ka shpenzuar 75 milionë euro për 4 blerje të mëdha: Marc Cucurella nga Chelsea për 55 milionëDenzel Dumfries nga Inter për 20 milionëBernardo Silva nga Man City – falasIbrahima Konatë nga Liverpool – falas Krahas tyre janë ngjitur edhe 4 talente nga akademia RM Castilla: Fran Gonzalez, Manuel Angel, David Jimenez dhe Cesar Palacios.
Me këto blerje, sidomos Konaté dhe Bernardo Silva falas, Reali me Mourinhon në bankinë hyn shumë i fortë në sezonin e ri, edhe pa Olisen.
