Ayyoub Bouaddi po kthehet në një nga figurat me të dalluara të Botërorit 2026. Mesfushori 18-vjeçar i Lille ka shfaqur një personalitet të jashtëzakonshëm me Marokun, duke tërhequr vëmendjen e gjithë botës pas ndeshjes me Brazilin. Sipas Diario AS, skautët e Real Madridit kanë qenë të pranishëm në ndeshjen kundër Skocisë për ta monitoruar nga afër.
Bouaddi ndiqet edhe nga Arsenali e Bayerni por klubi madrilen po mendon të futet me të gjitha forcat në garë. 18-vjeçari shihet si një mundësi e artë në merkato pasi ka një klauzolë largimi prej vetëm 50 milionë eurosh.
