IPS kërkon veprime urgjente kundër armëve të paligjshme

0%

Instituti për Paqe dhe Siguri (IPS) ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve të përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta në Kosovë, duke bërë thirrje për masa të menjëhershme për luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve.

Sipas një komunikate të IPS-së, përdorimi i armëve të zjarrit gjatë muajve dhe viteve të fundit ka rezultuar me dhjetëra persona të plagosur dhe me humbje tragjike të jetëve njerëzore.

Instituti vlerëson se, edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës armët vazhdojnë të jenë të pranishme në duart e qytetarëve dhe të përdoren në konflikte të përditshme, mosmarrëveshje personale, ahengje familjare dhe ngjarje të tjera që shpesh përfundojnë me pasoja fatale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prania e armëve të paligjshme nuk është vetëm çështje e rendit publik, por një kërcënim serioz për sigurinë, jetën e qytetarëve dhe stabilitetin shoqëror”, thuhet në reagim.

IPS kërkon intensifikimin e operacioneve për identifikimin dhe konfiskimin e armëve të paligjshme, nisjen e një fushate kombëtare për dorëzimin vullnetar të armëve, hartimin e një strategjie të re shtetërore për reduktimin e armëve të vogla dhe të lehta, si dhe forcimin e edukimit dhe ndërgjegjësimit publik, veçanërisht tek të rinjtë.

Po ashtu, Instituti ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë, sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe mediave në funksion të parandalimit të dhunës së armatosur.

IPS u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato pranë institucioneve kompetente, duke theksuar se siguria ndërtohet përmes sundimit të ligjit, drejtësisë funksionale dhe kulturës së dialogut, e jo përmes armëve. Instituti për Paqe dhe Siguri ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë uljen e dhunës së arma.

Burimi: Telegrafi