Barcelona ia cakton çmimin yllit të skuadrës

0%

E ardhmja e Marc Casados mbetet në pikëpyetje, ndërsa Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për mesfushorin e ri. Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Hansi Flick i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk do të kundërshtonte dëgjimin e ofertave për mesfushorin e talentuar, pasi beson se Barcelona ka tepricë lojtarësh në atë repart.

Ky qëndrim mbetet i njëjtë edhe pas dëmtimit të Frenkie de Jongut dhe pasigurisë nëse mesfushori holandez do t’i nënshtrohet një operacioni. Barcelona ka refuzuar një ofertë fillestare që nuk përputhej me pritshmëritë financiare të klubit dhe tashmë ka vendosur të rrisë kërkesat, duke përfituar nga çmimet e larta në afatin kalimtar aktual.

Drejtuesit katalanas kanë vendosur çmimin e shitjes së Casados, 22-vjeçarit të dalë nga akademia La Masia, në 40 milionë euro. Sipas rregullave të ‘Fair-play financiar’, një marrëveshje e tillë do të ishte pothuajse fitim i pastër për Barcelonën, pasi lojtari është produkt i akademisë së klubit dhe shitja e tij nuk do të kërkonte amortizim financiar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Casado luajti pjesën e dytë të miqësores së fituar nga Barcelona me rezultat 4-1 ndaj Europas të premten e kaluar në qendrën stërvitore të klubit. Megjithatë, minutat e tij kanë rënë ndjeshëm. Në sezonin 2024/25 ai kishte grumbulluar 2447 minuta, duke qenë lojtari i dhjetë më i përdorur i skuadrës dhe duke marrë edhe ftesën e parë nga kombëtarja e Spanjës.

Sezonin e fundit, minutazhi i tij ra në vetëm 1397 minuta në të gjitha garat, duke zbritur në vendin e 18-të në renditjen e lojtarëve më të aktivizuar.

Burimi: Bota Sot