Shkëndija e Tetovës do të zhvillojë të enjten ndeshjen e kthimit përballë Bravos, i vlefshëm për turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Ky takim do të nisë prej orës në stadiumin “Toshe Proeski”.
Pasi sfida e parë përfundoi në favor të sllovenëve në shifrat e ngushta 2-1, kuqezinjtë janë mëse të vendosur për të kryer përmbysjen e madhe në Shkup, aty ku ndajnë dhe një lajm fantastik për të gjithë tifozët që duan të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje “jetike”.
Përmes një postimi në rrjetin e tyre social, Shkëndija njofton se hyrja për ta do të jetë falas dhe me thirrjen: “Të gjithë në stadium”, kërkojnë mbështetjen e tyre masive në mënyrë që ëndrra evropiane të vazhdojë.
