Kapet në Lushnjë shqiptari i dënuar në Itali për trafik droge

0%

Policia e Shqipërisë ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë. I njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024 e ka dënuar me 11 vite burgim për veprën penale “Trafik droge”, të parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga dënimi i dhënë, 48-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vite, 6 muaj dhe 24 ditë burgim. Pas arrestimit të tij, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e shtetasit Buxheli drejt Italisë, për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Policia e Shtetit vijon operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të bashkëpunimit me organizatat dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot