Juventusi rikthen në shtëpi portierin 21 vjeçar

0%

​Juventusi ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e portierit 21-vjeçar, Giovanni Daffara. “Zonja e Vjetër” vendosi të shfrytëzojë opsionin e riblerjes pas performancave të mira të lojtarit te Avellino, ku u aktivizua në 23 ndeshje. ​Gardiani i ri është thirrur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti për të nisur fazën përgatitore.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende për t’u definuar pasi Juventusi mund ta mbajë si pjesë të projektit ose ta rishesë menjëherë për të siguruar përfitime financiare.

Burimi: Bota Sot