Lushtaku dhe të tjerët shpallen të pafajshëm në akuzën për kërcënim

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur i pafajshëm në akuzën për frikësim të dëshmitarëve në rastin për krime lufte, të njohur si “Drenica”. Të pafajshëm janë shpallur edhe Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari. Trupi gjykues i ka liruar të gjithë nga të gjitha aktakuzat.

Prokuroria pretendonte se ky grup ka kryer veprat penale të “pengimit të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “frikësim gjatë procedurës zyrtare”. Sipas aktakuzës, ata nga qershori 2013 deri në shtator 2015, i kanë detyruar dy dëshmitarë t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”. Akuzat në rastin “Drenica” lidhen me keqtrajtim të civilëve në Likoc gjatë luftës.

Për këtë rast janë dënuar disa persona. Shpallja e vendimit pritet të jepet të martën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha